image Parandalohet një rast i kontrabandës me emigrantë

Siguri

Parandalohet një rast i kontrabandës me emigrantë

news image

Sot rreth orës 05:30 në Vërmicë Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me emigrant, raporton Gazeta Sinjali.

Policia ka ndaluar një automjet, (auto-ambulancë) me targa vendore dhe gjatë kontrollimit janë hasur gjashtë emigrantë ilegal (tre shtetas Sirian dhe tre shtetas nga Bangladeshi).

I dyshuari mashkull, shtetas kosovar, i moshës 45 vjeçare është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prizren.

Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore dhe emigrantët do të trajtohen në bazë të procedurave.

/GazetaSinjali/