image Parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, u tentua të futeshin telefona nëpërmjet topave

Siguri

Parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, u tentua të futeshin telefona nëpërmjet topave

news image

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një tentim kontrabande në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

SHKK ka bërë të ditur se gjatë kontrollit, zyrtarët korrektues në oborr kanë identifikuar nëntë topa dhe në njërin prej tyre janë gjetur dy telefona.

“Gjatë kontrollit në hapësirat e jashtme të institucionit, konkretisht në oborr, zyrtarët kanë identifikuar nëntë topa të mbetur nga aktivitetet sportive të të dënuarve. Pas verifikimit, brenda njërit top të dyshimtë janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona mobil të modelit iPhone, dy kartela SIM, si dhe një kabllo mbushëse. Me këtë është parandaluar futja e mjeteve të ndaluara në institucion”, ka njoftuar SHKK.

Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat hetimore dhe disiplinore.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në parandalimin e çdo veprimtarie të kundërligjshme brenda institucioneve korrektuese dhe garantimin e sigurisë në të gjitha qendrat”, ka njoftuar SHKK.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/