image "Parandalimi është më i mirë se mjekimi" - MSH iu bën thirrje qytetarëve t'i marrin vaksinat kundër gripit

Shëndetësi

“Parandalimi është më i mirë se mjekimi” – MSH iu bën thirrje qytetarëve t’i marrin vaksinat kundër gripit

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar sigurimin e 85,000 doza të vaksinave kundër gripit sezonal.

“Vaksinat kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë dhe janë shpërndarë në të gjitha komunat, në përputhje me kërkesat e tyre. Më 17 shtator 2024, kemi siguruar 85,000 doza të vaksinave kundër gripit sezonal, të cilat janë të dedikuara për fëmijët mbi 6 muaj dhe për të rriturit”, ka shkruar ministri në Facebook.

Ai ka bërë thirrje për marrje të vaksinave, teksa ka treguar se vaksinimi ka nisur më 30 shtator.

“Ftojmë të gjithë qytetarët mbi moshën 65 vjeç, ata me sëmundje kronike, si dhe të gjithë personat që kanë rekomandim mjekësor, të vaksinohen. Parandalimi është gjithmonë më i mirë se mjekimi”, vazhdon postimi.

/GazetaSinjali/