image Paralajmëron Ukraina: Elita ruse po e shqyrton mundësinë e vrasjes së Putinit

Botë

Paralajmëron Ukraina: Elita ruse po e shqyrton mundësinë e vrasjes së Putinit

news image

Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës pretendon se elita ruse po e shqyrton mundësinë e vrasjes së presidentit rus, Vladimir Putin.

Helmim, sëmundje e papritur, aksident – ​​elita ruse po e shqyrton mundësinë e largimit të Putinit”, thuhet në një postim në faqen e Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes në Facebook.

“Qëllimi i tyre është të largojnë Putinin nga pushteti sa më shpejt të jetë e mundur dhe të vendosin lidhje ekonomike me Perëndimin, të cilat u shkatërruan nga lufta”, thuhet në postim.

Sipas ukrainasve, ata e shohin kreun e inteligjencës, Alexander Bortnikov, si pasues të Putinit.

/GazetaSinjali/