image Paralajmëron Skender Hyseni: Jemi në status-quo, Kosova mund të mbetet si Palestina

Politikë

Paralajmëron Skender Hyseni: Jemi në status-quo, Kosova mund të mbetet si Palestina

news image

Ish-koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë – Serbi, Skender Hyseni, thotë se Kosova nuk mund të ecë përpara pa e përmbyllur dialogun e saj me Serbinë.

Sipas tij, sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit janë të lidhura me dialog, teksa ka paralajmëruar se nëse nuk kemi përfundim të dialogut, atëherë mund të rrezikojmë të destabilizojmë rajonin.

“Kosova do të vazhdojë të mbesë në status-quo, nëse ky kontest historik me Serbinë nuk mbyllet një herë e mirë. Kjo ndikon në përparimin e Kosovës. Anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe mekanizma tjera ku do të duhej të anëtarësohej si shtet i pavarur dhe sovran. Është nevojë akute, jetike për Kosovën që një herë e mirë ta mbyllë këtë temë pasi nuk kemi të ardhme pa mbyllur kontestin historik me Serbinë“, tha ai në T7.

Hyseni thotë se nëse jemi në këtë gjendje të ngrirë, rajoni rrezikon të bëhet si Palestina.

“Për sa kohë mbetemi në gjendje të ngrirë, edhe Kosova, edhe Serbia dhe çdo shtet i rajonit rrezikojmë të bëhemi rajon i konflikteve sikur Palestina. Tingëllojnë bukur deklaratat politike sikur sundimi i ligjit dhe luftimi korrupsionit, të cilat unë i përkrahu fuqishëm. Përsëri po them, zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi krijon kushtet për këto”, ka thënë ai.

Ndryshe, Hyseni ishte koordinator në kohën kur u arrit Marrëveshja e Washingtonit më 4 shtator 2020, marrëveshje e koncentruar në aspektet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, e ndërmjetësuar nga SHBA-ja./Gazeta Sinjali/