image Paralajmëron Sali Berisha: Protesta e 11 shkurtit do jetë më e madhja ndonjëherë në Shqipëri

Shqipëri

Paralajmëron Sali Berisha: Protesta e 11 shkurtit do jetë më e madhja ndonjëherë në Shqipëri

news image

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta e 11 shkurtit do të jetë më e madhja ndonjëherë që është mbajtur në Shqipëri.

Sipas tij, Shqipëria po zien në të katër anët dhe se revoltë kundër Edi Ramës ka edhe në Tiranë.

Ai tha më tej se çdo ditë e më shumë që Edi Rama qëndron në pushtet, aq më shumë dëmtohen marrëdhëniet me SHBA.

“Në 11 shkurt do të ndodhë protesta më e madhe që ka njohur vendi ndonjëherë. Shqipëria po zien në të katër anët, Tirana po zien. Revolta shpirtërore ka arritur në nivelet më larta. Shqiptarët janë të ndërgjegjësuar se çfarë përfaqëson Edi Rama, çfarë turpi kombëtar, çfarë qeveritari anti-shqiptar është ky njeri që për pushtetin e vet nuk njeh asnjë normë, asnjë kufi. Me këtë që ka bërë është një barrë e rëndë sot edhe në marrëdhëniet me SHBA. Korruptimi i McGonigal është një akt i hapur armiqësor ndaj tyre. Këto marrëdhënie çdo ditë që mbahet Edi Rama në pushtet ftohen edhe më shumë. Largimi i tij në një farë mënyre është mesazh që Shqipëria dhe shqiptarët u dërgojnë që kjo ndodhi, siç ndodhi një McGonigal tek ju, ndodhi edhe tek ne një tradhtar, një i pafytyrë, por ne e hoqëm atë”, u shpreh Berisha për Syri TV.

/GazetaSinjali/