image Paralajmërimi për bllokim të sistemit arsimor, SBASHK mban mbledhje të jashtëzakonshme

Arsim

Paralajmërimi për bllokim të sistemit arsimor, SBASHK mban mbledhje të jashtëzakonshme

news image

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, nesër nga ora 14:00 do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme, në sallën e takimeve të Qendrës së Studentëve.

SBASHK-u ka njoftuar se në këtë mbledhje do të merren vendime për veprimet sindikale që do t’i marrin nëse nuk ndodhin takimet me Qeverinë.

“Kemi nderin t’ju ftojmë në takimin e jashtëzakonshëm që do ta mbajmë me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve e në të cilin do të bisedohet dhe do të merret vendimi për veprimet sindikale nëse nuk ndodhin takime me Qeverinë apo nëse nuk merren vendime të pranueshme lidhur me Ligjin e Pagave dhe Implementimin në tërësi të Kontratës Kolektive”, thuhet në një njoftim për media nga SBASHK-u.
/GazetaSinjali/