image Paralajmërimi i shefit të OKB-së: Mjaftë e trajtuam natyrën si një tualet

Botë

Paralajmërimi i shefit të OKB-së: Mjaftë e trajtuam natyrën si një tualet

news image

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, iu është drejtuar liderëve botërorë, duke thënë se “mjaftë e trajtuam natyrën si një tualet.”

Në një fjalim hapës në konferencën për samitin e klimës në Glasgou, Antonio Guterres, tha se varësia për lëndët djegëse fosile, e shtyjnë njerëzimin drejtë humnerës.

Ai iu është drejtuar liderëve botërorë, ku ka thënë se “varësia e jonë për lëndët djegëse fosile po e shtyn njerëzimin në buzë të humnerës. Jemi duke u përballur me një zgjedhje të ashpër, ose ne e ndalojmë atë, ose ajo na ndalon neve.”

Kryeministri i Britanisë së madhe, Boris Johnson, gjithashtu ka paralajmëruar gjeneratat e ardhshme se do të reagonin me zemërim nëse liderët botërorë nuk do të merrnin masa për këtë problem. /Gazeta Sinjali\