image Paralajmërimi i NATO-s për situatën në Ukrainë, Stoltenberg: Jemi të shqetësuar

Botë

Paralajmërimi i NATO-s për situatën në Ukrainë, Stoltenberg: Jemi të shqetësuar

news image

Kjo nuk është një “tërheqje e vërtetë e forcave ruse”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke paralajmëruar se sulmet në Ukrainë do të vazhdojnë.

“Ajo që ne shohim nuk është një tërheqje e vërtetë. Por ne shohim se Rusia po ripozicionon trupat e saj dhe ata po i marrin disa prej tyre për t’i riarmatosur, për t’i përforcuar, për t’i rifurnizuar. Ne nuk duhet të jemi në një farë mënyre shumë optimistë sepse sulmet do të vazhdojnë“, i tha Stoltenberg mediumit CNN.


Stoltenberg po fliste pas raporteve nga qeveria ukrainase të shtunën se i gjithë rajoni i Kievit ishte “çliruar” nga forcat ruse.

Irpin, Bucha, Gostomel dhe i gjithë rajoni i Kievit u çliruan nga pushtuesi”, tha zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes Hanna Maliar në një postim në Facebook.

CNN nuk ka konfirmuar se i gjithë rajoni i Kievit është pastruar nga trupat ruse nga forcat ukrainase, por ushtria ukrainase ditët e fundit ka rimarrë kontrollin e periferive përreth kryeqytetit, të cilat kanë mbetur nën kontrollin e qeverisë. Ushtria ruse ka thënë se është “de-përshkallëzimi” rreth Kievit.

NATO është gjithashtu “e shqetësuar për sulmet e mundshme në rritje veçanërisht në jug dhe në lindje“, tha shefi i aleancës.

Pra, kjo nuk është një tërheqje e vërtetë, por më shumë një ndryshim në strategjinë e brendshme. Përqendrimi më shumë në jug dhe lindje“, shtoi ai.

/GazetaSinjali/