Katër gushti është dita botërore e binjakëve. Për shënimin e kësaj dite, sot, në orën 11:00 do të parakalojnë prindër me fëmijë binjakë, trinjakë e të tjerë. Ky parakalim do të nisë nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te “Teatri Kombëtar” në Prishtinë.
Aktiviteti organizohet për herë të parë në Kosovë, duke mbledhur në shesh prindërit e këtyre fëmijëve. Që nga viti 1976 në kët ditë organizohen aktivitete të ndryshme në të gjithë botën .
Nga ky vit ekziston edhe një festival për binjakët i cili zhvillohet në fundjavën e parë të muajt gusht. Aty marrin pjesë binjakë nga e gjithë bota ku nganjëherë numri pjesëmarrësve arrin deri në dy mijë çifte.
Sipas një studimi të fundit të realizuar në SHBA del se numri i lindjeve të binjakëve është duke u rritur vazhdimisht ndërsa gratë mbi moshën 30 vjeçare kanë më shumë gjasa të lindin binjakë.
Edhe femrat e gjata kanë më tepër gjasa të lindin binjakë, ndërsa nënat e tyre mund të jetojnë më gjatë. /Sinjali/