image Para të shumta false në qarkullim, eksperti kosovar tregon si t'i vëreni të tillat

Financa

Para të shumta false në qarkullim, eksperti kosovar tregon si t’i vëreni të tillat

news image

Milazim Tahirukaj, zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kosovës për Fornezikë ka treguar se ka një trend rritës të qarkullimit të parave të falsifikuara në vend.

Ai ka folur edhe për përbërjen e monedhave dhe kartëmonedhave, derisa ka treguar se si është më së lehti të vërtetohet se si një para është e falsifikuar.

“Kartëmonedha është e ndërtuar me tiparet e saj siguruese, si brumë është 98 për qind e lagshtë. Ka ka shenja ujore, fijet sintetike dhe perin e sigurisë. Në dritë transmetuese vërehet shenja ujore dhe peri i sigurisë. Tek to është edhe pjesa integro, apo pjesa gërvishtëse. Këto janë tiparet e parasë origjinale”, ka thënë Tahirukaj, duke treguar se nëse ndonjëri prej këtyre tipareve i mungon një kartmonedhe, atëherë ajo nuk është origjinale.

“Tek monedhat e metalta, ato origjinale kanë veti magnetike. Monedhat falso nuk kanë veti magnetike”, tha ai për Klan Kosova.

Ndryshe, kohëve të fundit, paratë e falsifikuara po lulëzojnë gjithandej vendit. Brenda pak javësh janë raportuar dhjetëra raste, derisa janë sekuestruar edhe mijëra euro.

Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për ras raste të shumta sa i përket veprës penale falsifikim parash.

Falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.

/GazetaSinjali/