image Para pak ditësh Lladrovci ishte i bindur se do të kandidonte edhe për një mandat në Drenas, a e 'tradhtoi' atë PDK-ja

Politikë

Para pak ditësh Lladrovci ishte i bindur se do të kandidonte edhe për një mandat në Drenas, a e ‘tradhtoi’ atë PDK-ja

news image

Ramiz Lladrovci ishte i sigurt se do të jetë sërish kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në garën për Komunën e Drenasit, të cilën aktualisht e udhëheq, transmeton Gazeta Sinjali.

Por, kjo nuk doli të jetë kështu, sepse Dega e PDK-së në Drenas e ka mbështetur Driton Ajazin si kandidat për kryetar të kësaj komune.

Lladrovci kishte më 21 maj, se PDK-ja e Drenasit e kishte konfirmuar që ai do të jetë kandidati i tyre në zgjedhjet lokale që priten të mbahen këtë vjeshtë.

“Nuk e di kush e ka këtë dyshim. Sigurisht që do të kandidoj sërish për kryetar të Drenasit. Partia Demokratike e Kosovës në nivel qendror në qytetin tonë e ka konfirmuar disa herë që unë do të jem kandidat për kryetar edhe një mandat”.

“Në PDK kemi pasë marrëveshje që do të qeverisim për dy mandate në Komunën e Drenasit. Do të jem edhe për një mandat bashkë me qytetarët, natyrisht nëse do të dalim fitimtarë. Pas dy mandateve nuk do të kandidoj më për të parin e Drenasit”, kishte thënë Lladrovci në Klan Kosova.

Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë me Ramiz Lladrovcin për të marrë një qëndrim të tij pas shpalljes së kandidaturës së Driton Ajazit nga Dega e PDK-së në Drenas, por i njëjti nuk është përgjigjur. /Gazeta Sinjali/