image Para një viti u martuan dhe tani kanë një vajzë bashkë – Kiara sjell momente të veçanta me Luizin

Bota e Yjeve

Para një viti u martuan dhe tani kanë një vajzë bashkë – Kiara sjell momente të veçanta me Luizin

news image

Si sot një vit më parë është mbajtur finalja e Big Brother VIP Albania 2.

Në edicionin e dytë fitues u shpall artisti shkodran, Luiz Ejlli, i cili njëherësh ka qenë sensacion i asaj kohe.

Në po të njëjtën ditë, ai kurorëzoi dashurinë me martesë me Kiara Titon, prezantuesen që e njohu në atë reality shou.

Derisa ka kaluar vetëm një vit nga kjo histori, ata tani janë bërë prindër të një vajze të quajtur, Luna Mari.

Kiara ka sjell momentin nga ceremonia si dhe një fotografi të realizuar tani me Luizin dhe vajzën e tyre.

“07.05.23 07.05.2024 – sa shpejt ndryshon nata”, ka shkruar ajo.

Luizi dhe Kiara kanë qenë një nga çiftet të më komentuara edhe këtë vit, duke marrë gjithnjë vëmendje.

View this post on Instagram

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

/GazetaSinjali/