image Para një viti Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit

Kosovë

Para një viti Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit

news image

Sot janë bërë një vit prej kur Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Ky vendim erdhi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës mëë 19 korrik të vitit 2019.

Arsyeja e dorëheqjes ishte ftesa nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

“Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar”, pati thënë Haradinaj.

Kujtojmë se pas dorëheqjes së Haradinajt në pozitën e kryeministrit erdhi Albin Kurti, e pas rrëzimit të tij Qeveria është duke u udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së. /Gazeta Sinjali/