image Para nisjes për në Washington, Vuçiq takohet me ambasadorin rus në Serbi

Politikë

Para nisjes për në Washington, Vuçiq takohet me ambasadorin rus në Serbi

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq para se të niset për në SHBA, u takua sot me Ambasadorin e Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko.

Vuçiç dhe Bocan-Kharçenko biseduan për përgatitjet për vizitën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, por edhe për rrjedhën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Ata diskutuan çështjet aktuale si dhe mundësitë për bashkëpunim ekonomik midis këtyre dy vendeve, të cilat duhet të diskutohen në Washington në ditët në vijim, njoftoi Zyra e Presidentit për Bashkëpunim me Media.

/GazetaSinjali/