image Para lansimit të “Ciao 2”, Enca zhduket papritmas nga rrjetet sociale

Bota e Yjeve

Para lansimit të “Ciao 2”, Enca zhduket papritmas nga rrjetet sociale

news image

Pas një mungese të gjatë në skenën muzikore, Enca Haxhia u rikthye me shumë bujë dhe performanca të guximshme, por surprizat për fansat nuk kanë mbaruar, shkruan Gazeta Sinjali.

Pak para publikimit të këngës së saj të re “Ciao 2” dhe një fushate promocionale të pritur me padurim, llogaria e saj në Instagram u zhduk papritmas, pa paralajmërime apo shpjegime.

Fansat janë të hutuar dhe spekulimet nuk kanë munguar: a është kjo një strategji marketingu, një tërheqje e përkohshme apo një sulm kibernetik? Enca ende nuk ka reaguar publikisht.

Zhdukja e saj vjen në një moment kritik, duke rritur kureshtjen dhe interesin për hapat e ardhshëm të artistes, e cila edhe në heshtje vazhdon të mbajë vëmendjen e publikut të saj.