image Para bisedimeve në Bruksel me Vuçiqin, Kurti takohet me ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e zyrës së BE-së - Sinjali

Para bisedimeve në Bruksel me Vuçiqin, Kurti takohet me ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e zyrës së BE-së

news image

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëdhënësin e tij Besnik Bislimin kanë takuar sot shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra për media e kryeministrisë, duke treguar se ky takim ka ndodhur në prag të udhëtimit për në Bruksel, ku më 18 gusht kryeministri Kurti do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Në prag të takimeve në Bruksel, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, takuan përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

“Gjatë takimit u theksua përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë”, thuhet tutje në komunikatë.

Siç ka njoftuar ZKM-ja, në këtë takim është  biseduar edhe për takimet e ardhshme në Bruksel si dhe proceset e çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin