image “Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi ty!”, Berisha përlotet në fjalimin për Nishanin

Shqipëri

“Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi ty!”, Berisha përlotet në fjalimin për Nishanin

news image

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar një shtetar të denjë ish Presidentin Nishani gjatë fjalimit të fundit në ceremoninë e përcjelljes së tij për në banesën e fundit.

Berisha tha se ishin të lumtur që kishin qenë në krah të një personaliteti si Nishani, ndërsa sot ndjehen më të paktë pas largimit të tij.

“Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi ty! Të qoftë i lehtë dheu i tokës mëmë”, tha Berisha në fund për Nishanin, ndërsa nuk i mbajti dot lotët.

“Jemi këtu rreth teje të përcjellim me dhimbje të madhe në udhëtimin tënd të përjetshëm të parakohshëm që nis pasi ke ngjitur si rrallëkush shkallët e jetës dhe të detyrës. Megjithëse largohesh nga ne përgjithmonë, për sa kohë ne do jetojmë d mbetesh i gjallë me veprat, finsikërinë, përkushtimin, shërbimet e çmuara ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve” u shpreh Berisha.

Burrështetas fisnik, demokrat i fjalës e guximtar është quajtur presidenti i ndjerë Nishani, nga kreu i PD-së Sali Berisha.

“Sot këtu para teje ne jemi më të paktë në vete. Odeta ndihet sot më e paktë, më e trishtë se kurrë në jetën e saj për bashkëshortin fisnik që u largua para kohe. Për Ersin, Fjonën, sot është dita më e dhimbshme e jetës së tyre, por ata do jenë krenarë që patën fatin të kenë një baba si ti. Për Baba Faikun sot zija është më e rëndë se toka, por ai përsëri ndihet krenar se rriti një djalë si ti që i zbardhi faqen”, shtoi Berisha.

/GazetaSinjali/