Papa Françesku ka thënë se lufta në Ukrainë e tërhoqi vëmendjen nga problemi i urisë në botë dhe bëri thirrje për ndihmë urgjente ushqimore për të shmangur urinë e afërt në Somali.
“Njerëzit e këtij rajoni, të cilët tashmë jetojnë në kushte shumë të pasigurta, tani janë në rrezik vdekjeprurës për shkak të thatësirës”, tha ai në fjalimin e tij javor në Sheshin e Shën Pjetrit, shkruan Al Jazeera, përcjell Klankosova.tv
Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë tha këtë muaj se mund të shpallë zyrtarisht urinë në tetë rajone të Somalisë muajin e ardhshëm, nëse bagëtitë vazhdojnë të ngordhin, çmimet e mallrave kryesore të rriten më tej dhe nëse ndihma humanitare nuk arrin deri te më të rrezikuarit.