image Papa Leo XIV bën thirrje për ndaljen e luftës në Gaza dhe lehtësimin e ndihmës humanitare

Rajon

Papa Leo XIV bën thirrje për ndaljen e luftës në Gaza dhe lehtësimin e ndihmës humanitare

news image

Në mes të përshkallëzimit të luftimeve në Rripin e Gazës, Papa Leo XIV ka përsëritur thirrjen e tij për një përfundim të menjëhershëm të armiqësive dhe për hyrjen e ndihmës humanitare në enklavën e rrethuar palestineze.

“Përsërit apelin tim për të lejuar hyrjen e ndihmës dinjitoze humanitare dhe për t’i dhënë fund armiqësive, çmimin e të cilave e paguajnë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët”, tha Papa gjatë audiencës së tij të parë të përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, sipas Agjencisë së Lajmeve të Vatikanit.

Apeli i Papës vjen në një kohë kur situata humanitare në Gaza po përkeqësohet dita-ditës. Sipas agjencisë Anadoly, ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet gjatë ditëve të fundit, duke vrarë më shumë se 500 palestinezë dhe plagosur qindra të tjerë.

Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka ndërmarrë një ofensivë të ashpër ushtarake në Gaza, duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim. Sipas të dhënave, rreth 53,600 palestinezë janë vrarë deri më tani, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/