image Papa Françesku shfaqet për herë të parë në publik pas daljes nga spitali

Botë

Papa Françesku shfaqet për herë të parë në publik pas daljes nga spitali

news image

Papa Françesku ka bërë sot daljen e tij të parë publike që nga dalja nga spitali dy javë më parë pas trajtimit për pneumoni të dyfishtë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai është shfaqur në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan me një karrocë me rrota për të përshëndetur turmat, të cilët e pritën me brohoritma.

“Në ditën e jubileut të të sëmurëve dhe botës së shëndetësisë, i lutem Zotit që kjo prekje e dashurisë së tij të arrijë tek ata që vuajnë dhe të inkurajojë ata që kujdesen për ta”.

“Lutem edhe për mjekët, infermierët dhe punonjësit e shëndetësisë, të cilët jo gjithmonë ndihmohen të punojnë në kushte adekuate dhe ndonjëherë janë edhe viktima të agresionit”, ishte mesazhi që ndau Papa 88-vjeçar.

/GazetaSinjali/