Papa ka thënë se ukrainasit po masakrohen dhe bëri thirrje që pushtimi të ndalet, në fjalimin e tij të së dielës në Vatikan.
Papa Françesku u tha turmave të mbledhura në sheshin e Shën Pjetrit: “Në emër të Zotit, le të dëgjohet britma e njerëzve të vuajtur dhe le të ndalojnë bombardimet dhe sulmet“, shkruan The Guardian.
“Në emër të Zotit, ju kërkoj ndaloni këtë masakër”, vijoi ai.
85-vjeçari shtoi se bombardimet ndaj spitaleve të fëmijëve dhe objektivave civile janë “barbare” dhe nuk kanë “asnjë arsye të vlefshme strategjike”.