Papa Françesku thotë se po mendon të udhëtojë në Kiev që ta vlerësojë situatën nga afër.
Një plan që Papa Françesku të udhëtojë në kryeqytetin ukrainas “është në tryezë”, tha ai gjatë një fluturimi që e çonte atë nga Roma në Maltë.
Komenti i tij erdhi pasi mori një ftesë nga autoritetet politike dhe fetare të Ukrainës, shkruan Al Jazeera.
Muajin e kaluar, kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, i ka dërguar një letër Papës duke i kërkuar që të vizitojë kryeqytetin, duke thënë se prezenca e tij do të ishte “çelësi për shpëtimin e jetëve dhe shtron rrugën drejt paqes”.