image Papa Françesku: Hipokrizi që të kritikohet bekimi për komunitetin LGBT

Evropë

Papa Françesku: Hipokrizi që të kritikohet bekimi për komunitetin LGBT

news image

Papa Françesku ka thënë se sheh hipokrizi në kritikat ndaj vendimit të tij që priftërinjtë të lejohen për të dhënë bekimin e tyre për çiftet e gjinisë së njëjtë, transmeton Gazeta Sinjali.

Siç raportojnë mediat e huaja, Papa është shprehur se askush nuk skandalizohet për bekimet e tij ndaj një biznesmeni që mund të shfrytëzojë njerëz, por për një homoseksual.

Askush nuk skandalizohet nëse i jap bekimet e mia një biznesmeni që mund të shfrytëzojë njerëz, gjë që është një mëkat shumë i rëndë. Por ata skandalizohen nëse ia jap një homoseksuali”, ka thënë Papa Françesku për revistën katolike italiane “Credere”.

Kush jam unë për të gjykuar? Kjo është hipokrizi”, citohet të ketë thënë më tej Papa.

Bekimi për personat LGBT u miratua muajin e kaluar në një dokument të Vatikanit të quajtur Fiducia Supplicans (Besimi i Lutjes), por kjo ka hasur në rezistencë të konsiderueshme në Kishën Katolike, veçanërisht nga peshkopët afrikanë.

Konservatorët thonë se kjo rrezikon të minojë mësimet morale të Kishës.

/GazetaSinjali/