image Paniku nga koronavirusi, në Tokio nuk ka më letër higjienike

Botë

Siguri/ Paniku nga koronavirusi, në Tokio nuk ka më letër higjienike

news image

Banorët e Tokios janë mbërthyer nga paniku, por përveç koronavirusit, ajo që po i tmerron ata, është edhe mungesa e letrës higjienike që po zhduket nga raftet në supermarkete dhe farmaci.

Banorët në Tokio thonë se nuk mund të blejnë letër higjienike dhe se raftet në dyqane janë zbrazur si pasojë e koronavirusit. Ata madje shpesh mbeten duarbosh edhe pse kanë zënë radhë që në orët e para të mëngjesit dhe kanë pritur për orë të tëra.

“Ne nuk jemi një familje e madhe, ndaj nuk shqetësohem shumë. Sapo të qetësohet pak situata do të mund të blejmë prapë letër higjienike”, shprehet një grua.

“Disa zogj mëngjesi kanë filluar të qëndrojnë në radhë që nga ora pesë për të blerë letër higjienike. Por unë kam punuar deri vonë dje ndaj nuk munda të zgjohesha aq herët. Ndaj erdha në radhë në orën 7, bashkë me një shoqen time”, rrëfehet një tjetër.

Japonia ka kërkuar që shkollat në të gjithë vendin të mbyllen për shkak se virusi tashmë ka infektuar të paktën 230 vetë dhe i ka marrë jetën gjashtë personave. Ashtu siç ndodh edhe në vende të tjera ku koronavirusi po shton numrat, edhe atje paniku është jo i vogël. Dhe në vargun e shqetësimeve që situata po krijon, është me sa duket edhe letra higjienike. /Gazeta Sinjali/