Një situatë shqetësuese është krijuar pasditen e sotme në një lokal në Prizren, gjatë kohës kur qyteti është përfshirë nga një stuhi e fuqishme.
Pamjet që qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë momentin kur disa qytetarë, të alarmuar nga erërat e forta, ngrihen nga tavolinat dhe dalin me nxitim jashtë kafiterisë.
Stuhia ka shkaktuar probleme në disa zona, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke lënë pas edhe dëme materiale. Moti i paqëndrueshëm ka prekur disa pjesë të vendit gjatë ditës së sotme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!