image Paneli i Gjykatës së Apelit miraton pjesërisht apelet e Veselit, Selimit dhe Krasniqit lidhur me paraburgimin

Drejtësi

Paneli i Gjykatës së Apelit miraton pjesërisht apelet e Veselit, Selimit dhe Krasniqit lidhur me paraburgimin

news image

Paneli i Gjykatës së Apelit ka vendosur lidhur me apelet e mbrojtjes së Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit kundër vendimeve të gjykatësit për rishikimin e mbajtjes së tyre në paraburgim.

Ky panel ka miratuar një arsye apelimi për secilin të akuzuar dhe ia ktheu çështjen prapa gjykatësit të procedurës paraprake për vlerësim të mëtejshëm, nëse masat e propozuara nga të paraburgosurit ose çdo kusht tjetër që gjykatësi i procedurës paraprake e identifikon si të domosdoshëm, mund të zvogëlojnë rreziqet e identifikuara dhe të zbatohen në mënyrë efektive nga policia e Kosovës.

Ndryshe, në paraqitjet e tyre të para më 9 nëntor, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /GazetaSinjali/