Autoriteti mbretëror i patundshmërive në Britaninë ka nisur hetim për një pronë që ka vlerë 67 milionë funta Kjo pronë del të jetë blerë nga familja multimilionëshe Aliyev që është në pushtet në Azerbajxhan, dhe që gjithmonë është akuzuar për korrupsion.
Detajet e kësaj blerje janë publikuar nga “Pandora Papers”. Aty tregohet se si një rrjet i kompanive “offshore”, të lidhura me familjen dhe njerëzit e afërt të presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kanë bërë tregti në vlerë gati 400 milionë funteve me prona britanike në 15 vitet e fundit.
Një nga blerjet është edhe një ndërtesë që kap vlerën prej 33.5 milion funte që ishte në pronësi të djalit të presidentit, Heydar, që në atë kohë ishte 11-vjeç.
Një zëdhënës i organit mbretëror për patundshmëri tha se në atë kohë janë kryer kontrollet por nuk janë gjetur arsye për të mos e vazhduar transaksionin.
“Para blerjes, ne kemi kryer kontrolle, përfshirë ato që kërkohen me ligjet e Mbretërisë së Bashkuar. Në atë kohë nuk kemi gjetur ndonjë arsye për të mos e vazhduar transaksionin. Duke i marrë parasysh shqetësimet e mundshme që janë ngritur, po e analizojmë këtë çështje”, tha ai, shkruan The Guardian.