image Pandemia shtyen karnevalet në Rio

Histori

Pandemia shtyen karnevalet në Rio

news image

Karnavalet e famshme të Rio De Janeiros, që tërheqin çdo vit me miliona vizitorë, janë shtyer për një afat të pacaktuar. Shkak është pandmeia e koronavirusit, ndërsa Brazili përballet me shpërthimin më vdekjeprurës të koronavirusit në botë, pas SHBA.

Shkollat e Samba-s në Rio de Janeiro vendosën të shtyjnë paradën më të famshme të Karnavaleve të Brazilit që normalisht do të mbahej në Shkurt 2021, ndërsa vendi përballet me shpërthimin më vdekjeprurës të koronavirusit në botë, pas SHBA.

“Liesa”, liga e pavarur e sambës, nuk dha një datë të re për festivalin, duke thënë se kjo do të varej nga një vaksinë e mundshme kundër sëmundjes.

“Për shkak të gjithë pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë, dhe për faktin se ende nuk dihet nëse do të ketë një vaksinë në muajin shkurt, ne kemi arritur në përfundimin se këto Karnavale duhet të shtyhen. Shkollat nuk kanë mundësi financiare dhe organizative për paradën,” u shpreh për mediat, presidenti i Ligës, Jorge Castanheira.

Ai nënvizoi se parada e “Karnavaleve 2021” mund të shtyhej vetëm deri në Janar 2022, në mënyrë që të mos ndërhynte në paradën e vitit të ardhshëm.

13 shkollat kryesore të Sambas në Brazili parakalojnë nëpër Sambadrome të rrethuara nga deri në 90,000 banorë vendas, turistë dhe VIP-a që festojnë Karnavalet. Data e festivalit ndryshon çdo vit pasi i paraprin periudhës Katolike Romake të Kreshmës. /Gazeta Sinjali/