image Pandemia COVID-19 ia trefishon të ardhurat “Zoom-it”

Aplikacione

Pandemia COVID-19 ia trefishon të ardhurat “Zoom-it”

news image

Kompania e takimeve virtuale Zoom sipas të dhënave më të fundit, që prej fillimit të përhapjes së koronavirusit ka trefishuar të ardhurat, transmeton Gazeta Sinjali.

Përfitimet e kompanisë “Zoom” janë ende në rritje që prej nisjes së pandemisë, me gati trefishimin e të ardhurave në tremujorin e fundit.

Shërbimi i njohur për video-konferenca raportoi një rritje prej 191% në të ardhura në 956,2 milionë dollarë në tremujorin e parë fiskal të vitit, i cili përfundoi në fund të prillit.

“Fitimet u rritën në 227.4 milionë dollarë nga 27 milionë dollarë një vit më parë”, bënë me dije përfaqësues të “Zoom” pas mbylljes së tregut të aksioneve në SHBA.

Shifra që tejkaluan edhe pritshmëritë e analistëve. Planet e CEO të kompanisë Eric Yuan përfshijnë pozicionimin e ”Zoom” për përdorim në ndërmarrje si një shërbim telefonik dhe platformë video konference.

/Gazeta Sinjali/