Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, ka komentuar drejtpërdrejt në “RTV Dukagjini”, pamjet e rrahjes mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit që u publikuan ekskluzivisht në Gazetën Sinjali.
Konjufca tha: “Është më mirë që po shfaqet video me detajet, kemi lëshu edhe një reagim si Vetëvendosje, dhe i qëndroj reagimit, është maskarallëk dhe rrugaqëri e Dardan Molliqajt, që po e aplikon qysh kur i dështoi projekti me shkatërru VV-në”, raporton Gazeta Sinjali.
Për këtë deklaratë ka reaguar kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Frashër Krasniqi.
Postimi i tij i plotë:
Glauk Konjufca e quajti Dardan Molliqajn rrugaç e bandit dhe kërkoi largimin e tij nga lista e kandidimit. Çfarë hipokrizie!
– A duhet VV ta largojë nga lista Liburn Aliun që e kishte sulmuar fizikisht asambleistin Muhamet Selmani?!
– A duhet VV ta largojë nga lista Rexhep Selimin që e kishte sulmuar fizikisht një deputet të Kuvendit të Kosovës?!
Normalisht që përgjigjja e tyre është JO. Sepse hipokrizia e tyre është shumë e madhe.
Shumë mirë që doli videoja dhe tash vetë qytetarët mund t’i shohin gënjeshtrat dhe viktimizimet e paqëndrueshme të VV-së.
Sulmojnë. Ikin. Viktimizohen. Fshihen nga debatet. Vajtojnë. Kjo është stërkeqja e VV-së.
P.S.
E di që kishin pasë qejf me e largu Dardanin nga lista zgjedhore, sepse në hall janë s’un po dalin në debate???? . Paramendo kur ta kenë përballë edhe në Kuvend. Krejt të vërtetat në sy, si zakonisht.
Kujtojmë se edhe Frashër Krasniqi ishte përfshirë në një rrahje “live” në një emision me Milaim Zekën.