image Pamjet kur ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro -VIDEO

Botë

Pamjet kur ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro -VIDEO

news image

Ukrainasit kanë rrëzuar aeroplanin ushtarak rus Su-35 në qytetin e Sevastopolit.

Sipas informacioneve paraprake, piloti ka mundur të largohet para rrëzimit të aeroplanit.

Sipas mediave ukrainase, bëhet fjalë për një aeroplan luftarak rus Su-35 i gjeneratës së katërt.

Su-35 janë disa nga aeroplanët më modern që ka shteti rus dhe një i tillë kushton 85 milionë dollarë (rreth 80 milionë euro).

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima.

/GazetaSinjali/