image Pamje të rralla nga laboratori i Wuhanit, ku pretendohet se "e ka origjinën Covid-19″

Botë

Pamje të rralla nga laboratori i Wuhanit, ku pretendohet se “e ka origjinën Covid-19″

news image

Disa pamje të publikuara thuhet se janë të rralla dhe tregojnë shkencëtarët që kryejnë kërkime në një laborator të viruseve në Wuhan.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, Instituti i Virologjisë Wuhan, i cili mban më shumë se 1,500 lloje të viruseve vdekjeprurëse, është bërë qendra e polemikave përgjatë krizës globale.

Teoritë befasuese pohojnë se virusi ka rrjedhur nga institucioni kërkimor, i cili ka laboratorin e vetëm të Kinës me nivelin më të lartë të biosigurisë P4.

Një video e lëshuar nga transmetuesi shtetëror kinez CCTV në shkurt ofron një paraqitje të shkurtër në këtë institut.