Pamjet e trupit të një afgani në një avion amerikan C-17, gjatë tentimit për të ikur nga vendi i tij disa orë pasi Kabuli ra në duart e talebanëve, janë shpërndarë gjithandej.
Trupi i pajetë u gjet disa orë pasi avioni u ngrit me nxitim nga Aeroporti Ndërkombëtar i kryeqytetit afgan, Kabul.
Pasi stafi konstatoi vdekjen e viktimës, avioni u detyrua të bënte ulje emergjente.
Në pamjet e publikuara në media shiheshin njerëz që vraponin dhe kapeshin pas një avioni ushtarak. Disa video treguan afganë që binin nga lartësia, ndërsa avioni ngjitej.
KËTU mund t’i shihni pamjet./GazetaSinjali/