Një person është vrarë dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një konflikti mes dy familjeve në lagjen “Mati 1” në rrugën “Muharrem Fejza” ne Prishtinë.
Gazeta Sinjali, ka arritur të siguroj një video të re nga vendi i ngjarjes ku pasditen e sotme ndodhi krimi i rëndë.
Në video shihen të plagosurit të mbuluar nga gjaku, një person që afrohet për t’i ndihmuar ata, por edhe qytetarë të tjerë të cilët kanë filmuar këto pamje të rënda.
E tërë ngjarja filmohet derisa rreziku nga ky konflikt nuk ka mbaruar, pasi që aty dëgjohen disa persona tek sa këshillojnë personin që ofronte ndihmë që të largohet pasi që dorasi, siç thonë ata, po vjen me kallash në dorë.
Pamja ndodhet në videon më poshtë, ndërsa nuk preferohet të shikohet nga personat nën moshën 18 vjeçare dhe ata që janë të ndjeshëm.