Video/ Pamje të rënda! Krimineli ia pret fytin 21-vjeçarit në mes të lokalit

news image

Një video që përmban pamje të rënda është shpërndarë gjithandej në internet. Një prej personave më të kërkuar në Britaninë e Madhe, Shane O’Brien, i pret fytin një personi në një lokal në Perëndim të Londrës.

Videoja e rëndë, e publikuar me kërkesë të familjes së viktimës këtë të martë, tregon sesi O’Brien ikën qetësisht nga lokali, pasi i preu fytin Josh Hanson, përpara se të arratisej, për t’iu fshehur autoriteteve për më shumë se 3 vjet.

O’Brien u shpall fajtor për vrasjen e 21-vjeçarit Josh Hanson ditën e sotme.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun, ai u arratis nga Britania me një xhet privat në 2015-n. Pasi kreu vrasjen në RE Bar në Hillingdon O’Brien udhëtoi drejt Holandës.

o'brain
krimineli
viktima

Shpërndaje artikullin