Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte në Arllat të Drenasit.
Mjekja kujdestare në QKUK, Dafina Basholli, tha për Gazetën Sinajli se i lënduari ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Aksidenti ndodhi mes një kamioni dhe një kamionete, ndërsa në vendngjarje kanë dalur njësitet përkatëse policore dhe njësitet e tjera relevante.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan deri te aksidenti me fatalitet.
Mediat kanë publikuar pamje të reja nga ky aksident i rëndë. /Gazeta Sinjali/