Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët anëkohet për problemet me energjinë elektrike, mungesën e saj, sikurse edhe për linjat e dobëta të rrjetit e ndriçimit elektrik, raporton Gazeta Sinjali.
E një rast i tillë ku qytetarët e lagjes ‘Tusuz’ në Prizren janë ankuar është pikërisht problemi me rrymën elektrike në rrugët e lagjes së tyre.
Madje sinjalizuesit kanë dërguar edhe video nga kjo lagje që sipas tyre nuk kanë energji elektrike që një muaj për ndriçimin e lagjes.
Por se cili është problemi lidhur me mungesën kaq të gjatë të ndriçimit në lagje ata nuk kanë treguar, derisa gazeta Sinjali ka kontaktuar zyrtarët e KEDS-it të cilët kanë thënë se nuk kanë konsumator në këtë lagje që kanë probleme me energjinë elektrike.
Sido që të jetë pamjet në videon e mëposhtme janë nga rrugët e lagjes ‘Tuzus’ në Prizren, ku ato janë në terr si në ‘kohën e mesjetës’: