Rajoni i Dukagjinit është përfshirë nga moti i keq.
Në Gjakovë, Klinë dhe Istog, dje në orët e pasdites ka pasur reshje të shumta shiu të shoqëruara me bubullima.
Në disa video të cilat janë publikuar nga Meteo Ballkan, shihet se si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut të ketë pasur edhe disa vërshime.
Ndërsa në Komunën e Istogut raportohet të ketë pasur edhe erë të fuqishme, e cila ka shkaktuar disa dëme.
Edhe gjatë natës së kaluar në Istog edhe Pejë ka pasur rrebesh shiu. Madje në Pejë ka pasur edhe breshër.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë kësaj jave temperaturat priten të bien paksa në tërë Kosovën, ndërsa në zona të caktuara gjatë fillimit të javës është paralajmëruar për reshje shiu.