image Pamje shqetësuese: Momenti kur nxirret trupi i pajetë i viktimës në lumin Ibër

Sociale

Pamje shqetësuese: Momenti kur nxirret trupi i pajetë i viktimës në lumin Ibër

news image

Sot është gjetur trupi i pajetë i qytetares, Jasmina Petroviq, e cila dyshohet se kishte rënë para dy ditësh në lumin Ibër, raporton Gazeta Sinjali.

Petroviq ishte 49-vjeçare dhe i përkiste nacionalitetit serb.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, zhytësit e klubit “Trepça”, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent dhe banorët e fshatit Zhitkovc të Komunës së Zveçanit u angazhuan në kërkimin e saj.

ShKKSh ka publikuar pamje gjatë operacionit të tyre, ku shihet teksa nxjerrin nga lumi trupin e viktimës.

https://www.facebook.com/100083268730287/videos/794618665496162/?cft[0]=AZXPyowPUXTrxtZ-q0i1UWi1AFVU7L6F9bvgpIQK9om7_YJfBpnaFbWmQaWCiMJq4vd0lHe6NMq1NkYbcFcrHY1o3aUiMc9K1GbNnhDUFVuuahcHqgHjpZCI30uL-VD9gqrgfOylspWJ97owRobfASsMVGT4ym_6ujlkJ_TT8C-E2EEUz6AJxp4zftLHTyyZYTk&tn=%2CO

/GazetaSinjali/