3 persona kanë mbetur të lënduar dhe 9 vetura janë përfshirë gjatë ditës së sotme në një aksident trafiku, ku kamioni i kompanisë “Pastrimi” kishte pasur një defekt me frenim.
Nga pamjet e publikuara shihet se si kamioni nuk kishte frenuar, por me shpejtësi kishte goditur veturat.
Kompania ‘Pastrimi’ thotë se kamioni i kësaj kompanie qe shkaktoi aksidentin sot në Prishtinë, e ka pasur të kryer kontrollin teknik.
Zëdhënësja e kompanisë ‘Pastrimi’, Arbnora Ademi, tha se kamioni në fjalë i kishte të kryera edhe servisimet.
“Kamioni i ka pasur kontrollimin teknik, ka qene i regjistruar, servisimet i ka pas të kryera. Po ashtu kompania ka mekanikët të cilët gjate 24 orëve kujdesen për kamionët që dalin në terren. Ka ndodhur diçka e momentit qe mundet me na ndodh secilit dhe presim ekspertizën e Policisë”, ka thënë ajo.