Në orët e para të mëngjesit të sotëm është ekzekutuar në mënyrë të mistershme, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi.
Burime të besueshme të Gazetës Sinjali bënë me dije se ish-ushtari i UÇK-së fillimisht u qëllua me breshëri plumbash e më pas u dogj në veturën e tij.
Skena e krimit ndodhi në afërsi të shtëpisë së tij në fshatin Zahaq të Pejës. Policia dhe Prokuroria nuk kanë identifikuar ende ndonjë të dyshuar. Ndërsa, thirrje për zbardhjen e vrasjes së tij kanë bërë krerët më të lartë shtetërorë, përfshirë presidentin Hashim Thaçi.
Familjarët e Kelmendit, vrasjen e tij e kanë lidhur me UDB-në.
Ndërsa motivet janë edhe të paqarta.
Gazeta Sinjali ka siguruar fotografi nga vendi ku ndodhi krimi që tronditi gjithë vendin.
Kështu duket vendi i krimit sot:
Trupi i karbonizuar i Qerim Kelmendit është dërguar në IML për obduksion, ende nuk dihet kur do të bëhet varrimi i tij. /Gazeta Sinjali/