Një autobus që vinte me pushues nga Kosova ka pësuar defekt teknik dhe ka marrë flakë në pjesën e pasme të tij, në afërsi të fshatit Ilias të Himarës.
Sipas mediave të Shqipërisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Himarë-Sarandë, ku autobusi, me drejtues A. L., 38 vjeç, në ecje, ka marr flakë në ecje gjatë kohës që ishte me pushues brenda.
Tutje mediat raportojnë se në autobus kanë qenë rreth 25 kosovarë dhe po shkonin në drejtim të Sarandës.
Pasi ka marrë flakë motori dhe është fikur nga zjarrfikësit, pushuesit nga Kosova janë transportuar me autobus tjetër. /Gazeta Sinjali/