image Pamje nga vendi ku ndodhet bunari më i thellë në botë

Sporte të tjera

Pamje nga vendi ku ndodhet bunari më i thellë në botë

news image

Chand Baori është bunari më i thellë në botë deri te cili zbritet përmes shkallëve dhe mund të arrihet pavarësisht nga koha e vitit, pasi është krijuar që të jetë gjithnjë me ujë.

Kjo është gjithashtu një arkitekturë klasike e shekullit të 8-të dhe 9-të që është e njohur për botën hindu.

Bunari me 3.500 shkallë ndodhet në Rajasthan, në fshatin Abhaneri dhe u ndërtua rreth 1.200 vjet më parë. Është i rrethuar nga një rrjet i shkallëve nga tre anë, ndërsa në të katërtën ndodhet një kompleks rezidencash mbretërore dhe skena me skulptura dhe zbukurime.

Muret dhe shkallët janë bërë me gurë të errët vullkanik që parandalojnë rrjedhjen e ujit, kështu që gjatë shirave monsunike bunari mbushet pothuajse deri në krye.

Në të kaluarën, Chand Baori kishte funksionin e bunarit dhe sot uji në të nuk është për t’u pirë. Sidoqoftë, kjo ndërtesë është bërë një atraksion turistik, por edhe një vend i preferuar për mbledhjen e vendasve. /Gazeta Sinjali/