Një person ka vdekur sot dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Tregun e Mitrovicës, shkruan Gazeta Sinjali.
Jepi Zë ka publikuar disa foto nga vendi i ngjarjes ku thuhet se ka ndodhur vrasja.
Më herët, zëdhënësi i Policisë në Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti, ka thënë për Sinjalin se i dyshuari për të shtënat me armë zjarri është arrestuar dhe është dërguar për tretman mjekësor pas lëndimeve të marra.
Pamjet: