image Pamje nga vendi i ngjarjes në Mitrovicë ku dyshohet se një person u gjet pa shenja jete

Siguri

Pamje nga vendi i ngjarjes në Mitrovicë ku dyshohet se një person u gjet pa shenja jete

news image

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot në qendrën e qytetit të Mitrovicës, ku një person është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas mediave lokale, viktima dyshohet të jetë privuar nga jeta me anë të goditjeve me mjet të fortë.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës në Mitrovicë, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë informacione zyrtare lidhur me rastin.

Ndërkohë sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes në afërsi të shkollës fillore ‘Eqrem Çabej’, ku shihet se të pranishëm atje janë njësitë policore të cilët kanë rrethuar me shirit vendin ku dyshohet se ndodhi ngjarja e rëndë.

mitrovice
mmm

Sinjali do t’iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/