Një incident i rëndë ka ndodhur orët e vona në veri, përkatësisht në fshatin Grabovc të Zveçanit, ku një blindë e Policisë është aksidentuar, duke u shkaktuar lëndime disa personave, raporton Sinjali.
Siç mori vesh Sinjali, aksidenti ndodhi pasi autoblinda e Policisë ra nga një urë, kjo si shkak i kushteve jo të mira të rrugës.
Sipas informacioneve të para që siguroi Sinjali, autoblinda e aksidentuar në veri ishte e NJSO-së teksa të lënduar mbetën 8 zyrtarë policorë.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spital, ndërsa gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, mediumi serb, Kosov-Online ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti.