image Pamje nga takimi Osmani-Rama, s'dihet a do ta pret edhe Kurti

Politikë

Pamje nga takimi Osmani-Rama, s’dihet a do ta pret edhe Kurti

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Vizita e tij në Kosovë është përcjellë me shumë diskutime, pasi kryeministri Albin Kurti ka refuzuar takimin me homologun nga Shqipëria.

Rama pritet të takohet edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ndërsa ende “ka shpresë” se do ta takojë edhe Kurtin.

Kurti ka refuzuar takimin me Ramën pa “mbledhjen e dy qeverive”, të cilën e anuloi muajin e shkuar Rama, vetëm një ditë para ditës së paraparë për mbajtje.

Më herët gjatë ditës, Rama ka qëndruar në Shkup nga ku ka thënë se ka shpresa se “Kurti nuk e ka harruar Kanunin, se sipas Kanunit edhe hasmit i hapet dera kur të vjen në shtëpi”.

/GazetaSinjali/