image Pamje nga takimi Bislimi-Petkoviq në Bruksel, Lajçak: Kam shpresë për gjetjen e një zgjidhje sot

Politikë

Pamje nga takimi Bislimi-Petkoviq në Bruksel, Lajçak: Kam shpresë për gjetjen e një zgjidhje sot

news image

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin që po vazhdon të mbahet në Bruksel mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq.

Lajçak përmes një postimi në Twitter, ka deklaruar se shpreson që do të gjejnë një zgjidhje për të de-përshkallëzuar tensionet në terren.

“Sot po pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë si vazhdim i takimit tonë të nivelit të lartë. Shpresa ime e sinqertë është se ne do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje sot për të de-përshkallëzuar tensionet në terren dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve. Bisedimet janë në vazhdim”, ka shkruar Lajçak.

/GazetaSinjali/