Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sot në Trude të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali nga burimet ka mësuar se si pasojë e kësaj përleshjeje në pranga të policisë kanë përfunduar disa persona.
Kurse disa të tjerë kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes.
Të njëjtat burime kanë njoftuar se në këtë rrahje dyshohet se është përdorur edhe thika.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet relevante përfshirë dhe ekipet e emergjencës.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me policinë e Kosovës dhe do t’ju sjellë detaje rreth kësaj ngjarje.
Gazeta Sinjali ju sjellë pamje nga kjo rrahje.